AKTIVITET TRAJNUES: “Paditë që lidhen me kontrollin e akteve të shoqërisë me natyrë konfliktet që lindin nga largimi dhe përjashtimi i ortakut.” - 30 Prill 2026

Shkolla e Magjistraturës, zhvilloi në datën 30 Prill 2026 aktivitetin trajnues me Temë: “Paditë që lidhen me kontrollin e akteve të shoqërisë me natyrë konfliktet që lindin nga largimi dhe përjashtimi i ortakut. Natyra e vendimmarrjes në “procedurën e brendshme” në largimin dhe përjashtimin e ortakut. Kundërshtimi në gjykatë i vendimmarrjes së AP në rastin e largimit dhe përjashtimit të ortakut dhe natyra e vendimmarrjes së gjykatës. Natyra e padive që lidhen me dëmshpërblimin/kompensimin financiar si në rastin e largimit ashtu dhe atë të  përjashtimit nga shoqëria”, ora 09:30 pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Fatri Islamaj; Artan Hajdari  

Lehtësues: Diamela Goxha  

Qëllimi i këtij trajnimi është:Trajnimi synon të aftësojë gjyqtarët në lidhje me çështjet gjyqësore që lidhen me natyrën e padisë për përjashtimin e ortakut në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe zgjidhjet praktike të kërkimeve për dëmshpërblim nga palët në proces. Në këtë aktivitet trajnues u diskutua mbi praktikën gjyqësore parë në aspektin e vlefshmërisë së vendimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Ortakëve dhe shkaqeve të përjashtimit të ortakëve. Theksi u vu mbi kriteret ligjore që do të përdorin gjykatat shqiptare për të arritur në një vlerësim ekonomik real të vlerës së kuotës si në rastin e të drejtave pasurore ashtu edhe në ato me natyrë të veçantë, të njohura nga Standardet Ndërkombëtarë të Raportimit Financiar. Dhe si do ndihmojnë gjyqtarin në caktimin e vlerës së dëmit shkaktuar ngritur si nga shoqëria ashtu edhe nga ortaku që përjashtohet, koncepti i “kuotës” si nocion juridik dhe ekonomik. 

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Vështrim historik në lidhje me institutin e largimit dhe përjashtimit të ortakut sipas ligjit shqiptar. Krahasimi me sistemet e tjera të së drejtës tregtare dhe kompanive. 
  • Vendimmarrja e asamblesë për largimin dhe përjashtimin e ortakut. Çështje të procedurës dhe kuorumit në vendimmarrje. Shkaqet e largimit dhe përjashtimit të ortakut. Shkaqet ligjore dhe ato statutore.                                                                        
  • Natyra e padive që lidhen me dëmshpërblimin/kompensimin financiar si në rastin e largimit ashtu dhe atë të përjashtimit nga shoqëria". Padia për përjashimin e ortakut. Çështje të legjimitmit të palëve. Barra e provës. Padia e shoqërisë për t’i kërkuar ortakut të përjashtuar shpërblimin e dëmit. E drejta e ortakut për të kërkuar likujdimin e kuotës dhe/ose kompesimin në rastet e padisë së shoqërisë për shkaktim dëmi. Masat e sigurimit të padisë.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë, ndihmës ligjorë dhe avokatë shteti të Republikës së Shqipërisë.